Veseli e jep lajmin, kjo asht koha kur pritet heqja e vizave

Veç Kryeministrit Haradinaj, edhe Kryeparlamentari Veseli po shprehet optimist se kosovarët kanë me lëvizë lirshëm deri në fund të vitit.

Por, Kadri Veseli ka theksue se vendimi mbetet në dorën e BE’s.

“Ne e meritojmë që të kemi liberalizim dhe në fund të vitit e presim por vendimi është i BE-së. Kosova  ka ende punë për të bërë dhe do të punojmë intenisivisht”, tha Veseli per nji medium lokal.

Për vizitën e nesërme në Bruksel, kreu i Kuvendit deklaroi se nga Mogherini kanë me kërkue që dialogu me përfundue me nji marrëveshje, e cila mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Për përçamjet në mes partive në Kosovë, ai deklaroi se pushtetet munden me ndrrue, por Kosova ka me mbetë e të gjithëve.

“Rotacioni i pushtetit nuk është i përjetshëm, Kosova është e të gjithëve, pozitë dhe opozitë. Nuk dëshirojmë që fëmijëve tanë t’u lëmë çështje të hapura”, tha Veseli.

Veseli ditë ma parë ka paraqit edhe nji platformë për dialogun me Serbinë, por e cila po refuzohet nga opozita.

Shperndaje në: