Era vjen me skena të ‘nxeta’ në kangën e re ‘Prisoner’ (video)

Era Istrefi ka publikue vetëm pak minuta ma parë videoklipin e kangës së saj ma të re ‘Prisoner’.

Kangëtarja e kishte publikue kangën vetëm në versionin audio në muejin Qershor.

Videoklipi i kangës së re asht publikue dy ditë, mbasi Era performoi në ceremoninë mbyllëse të Kampionatit Botnor, që u mbajt në Rusi.

Shpresojmë që edhe kjo kangë e kangëtares shqiptare me famë botnore me u shndrrue në nji hit ndërkombëtar.

Shperndaje në: