MPB merr masa për lehtësimin e procedurave në pikat kufitare

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Bejtush Gashi, ka zbatue urdhnin e dhanë nga Kryeministri Ramush Haradinaj për masat lehtësuese të procedurës së udhëtimit në pikat kufitare.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, Gashi deklaron se Policia Kufitare ka me reduktue në minimum procedurat e përditshme për bashkatdhetarët, ndërsa ka përmendu edhe shtimin e numrit të zyrtarëve policorë kufitarë, siç ka kërkue sot Kryeministri Haradinaj.

Postimi i Gashit:

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Policisë Kufitare do të zbatoj masa lehtësuese të kontrollimit të dokumenteve.

Policia Kufitare do të reduktoj në minimum procedurat e përditshme të kontrollit të kalimit kufitar për bashkëatdhetarët tanë, varësisht nga nevoja do të rritet numri i zyrtarëve policor kufitar, do të vendosen pika shtesë të kontrollit si dhe do të merren masa tjera në mënyrë që të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkatdhetarëve tanë në kufi, veçanërisht në pikat kufitare Dheu i Bardhë, Morinë dhe Merdare si pika kufitare më të frekuentuara gjatë sezonit veror”.

Shperndaje në: