Kuvendi ka edhe mbi 100 projektligje që duhet miratue këtë vit

Kuvendi i Kosovës ka nji kohë të gjatë që po përballet me mungesë të kuorumit.

Kështu shumë Projektligje që janë në rend dite nuk po munden me u miratue për shkak të numrit të vogël te deputetëve të pranishëm në seancë.

Monitoruesja e Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Agnesa Haxhiu, në nji prononcim për Indeksonline ka thanë se shumë pika të rendit të ditës nuk janë tue u shqyrtue në ditën kur po planifikohet nga Kryesia dhe zvarritja e tyne po ndikon në stërngarkim të rendit të ditës së seancave.

Shperndaje në: