Sot nji hap drejt liberalizimit, a ka me jua hap BE rrugën kosovarëve drejt Schengenit!

Komisioni Europian sot pritet me dalë me njoftimin se a i ka përmbush apo jo Kosova të gjitha kushtet nga procesi i dialogut për liberalizimin e vizave.

Lidhun me këtë dje ka arritë në Bruksel delegacioni kosovar nën udhëheqjen e Presidentit Hashim Thaçi.

Ata sot pritet me zhvillue takim rreth dialogut me Serbinë, por edhe rreth liberalizimit të vizave.

Temë tjetër diskutimi në mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyne të BE’s, ka me qenë edhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Pak para nisjes për në Bruksel, Kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova me të drejtë pret vlerësimin e Komisionit Europian për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Haradinaj theksoi se nji vlerësim pozitiv nga KE për Kosovën, ka me qenë vetëm realizimi i hapit të parë drejt liberalizimit të vizave.

Në anën tjetër nga shoqnia civile asht shpreh skeptike rreth kësaj çashtje, tue thanë se edhe në rast se raporti i Komisionit Europian ka me qenë pozitiv për Kosovën, asht vështirë që krejt procesi me përfundue mbrenda vitit 2018 dhe qytetarët me mujt me lëvizë pa viza.

Kujtojmë se të Ejten asht raportue se ka me qenë për vizitë në Kosovë, Komisionari për Punë të Mbrendshme dhe Migracion, Dimitros Avramopoulos.

Shperndaje në: