Faza finale e dialogut, liderët kosovarë takojnë Mogherinin

Liderët kosovarë, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe tre Zavendëskryeministrat, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, sot në mëngjes kanë me u takue me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Temë diskutimi ka me qenë dialogu. Nuk dihet nëse Presidenti Thaçi ka me u takue me homologun e tij serb, Aleksandar Vucic.

Po ashtu, pritet që liderët kosovarë me pasë takim edhe me Komisionerin Europian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos.

Takimi me Mogherinin asht herët në mëngjes, ndërkohë agjendë e gjatë ka me qenë në Bruksel, kohë kjo kur pritet që Komisioni Europian me dhanë rekomandimin për vizat, që asht hapi i parë për daljen nga izolimi të popullit të Kosovës.

Shperndaje në: