Pacolli e jep lajmin: Sot asht ditë e madhe, izolimit po i vjen fundi

europavizat

Ministri i Punëve të Jashtme, njiherësh Zavendëskryeministër, Behgjet Pacolli ka thanë se sot asht nji ditë e madhe për Kosovën.

Kjo mbasi, simbas tij sot Komisioni Europian në Bruksel ka me i dhanë fund izolimit të qytetarëve.

“Sot është ditë e madhe për Kosovën europiane. Izolimit të padrejtë për qytetarëve po i vie fundi. Sot do të marrim raportin pozitiv për vizat si hap i parë drejt liberalizimit”, ka shkrue Pacolli.

Ai ka theksue se Kosova në BE dhe NATO asht asht andrra e përbashkët.

E sot pritet që të jepet vendim pozitiv për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shperndaje në: