Zyrtarisht, ky asht njeriu ma i pasun në historinë moderne

Jeff Bezos asht njeriu ma i pasun në historinë moderne të njerëzimit.

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Amazon ka nji pasuni me vlerë 150 miliardë dollarë, simbas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Pasunia e tij ka thy rekordin që dikur e ka mbajt themeluesi i Microsoft, Bill Gates me pasuni me vlerë 149 miliardë dollarë.

Në vitin 1999, vlera neto e Gates arriti kulmin e saj, tue arritë në 100 miliardë dollarë, që me vlerën e dollarit të sotëm përkthehet në 149 miliardë dollarë.

Për vite me radhë, Gates dhe Bezos kanë qenë në garë për me marrë titullin si njeriu ma i pasun në botë.

Por ish-shefi i Microsoft ka dhurue nji pjesë të madhe të pasunisë së tij për bamirësi dhe tash ka pasuni me vlerë 95.5 miliardë dollarë, simbas Bloomberg.

Akcionet e Amazon u rritën në Wall Street të Hanën.

Shperndaje në: