Momente alarmi në ajër, avioni i nisun nga Rinas ban ulje të detyrueme

143 udhëtarët e nji avioni të nisun nga aeroporti “Nanë Tereza” në Rinas, për në Milano kanë përjetue momente paniku.

Avioni u detyrue me ba ulje të detyrueme mbas nji defekti, rreth orës 18.30 të nji dite ma parë.

Për shkak të avarisë së krijueme, avioni u detyre me ba ulje emergjence në aeroportin e “Raffaello Sanzio në Falconara”, në Ancona të Italisë.

Piloti i avionit për me shmang ndonji tragjedi, mendoi t’ulej para kohe.

Fatmirësisht nga kjo situatë nuk pati asnji të lënduem, përveç tutës të krijueme në bord.

Avioni u nis sërish, por pa udhëtarët, të cilët qëndruen të gjithë në Ancona.

Shperndaje në: