Adoleshentët humbin interesin për seksin, të fiksuem mbas romancave online

Rrjetet sociale po ndikojnë përherë edhe ma shumë në uljen e numrit të lindjeve.

Duket disi e çuditshme por ky asht përfundimi i nji studimi të kryem së fundi nga Shërbimi Këshillimor Britanik për Shtatzaninë.

Por si ndikojnë rrjetet sociale?

Ato kanë ba që të rijtë me u fiksue mbas tyne dhe romancave online.

Në këtë mënyrë, adoleshentët e moshave 16 dhe 18-vjeç përherë e ma shumë po humbasin interesin për marrëdhanie seksuale.

Ata preferojnë me kalue kohë me familjen ose me pasë romanca online.

Studimi ka përfshi 1.000 adoleshentë të moshave 16 dhe 18 vjet, nga të cilët u zbulue gjithashtu se janë ma pak të tërhequn ndaj pijeve alkoolike.

2/3 e adoleshentëve kanë deklarue se nuk kanë kry kurrë marrrëdhanie seksuale dhe 24% e tyne deklaruen se nuk e kanë provue kurrë alkoolin.

Shperndaje në: