Mogherini takon liderët e Kosovës, bisedojnë për dialogun, vizat…(foto)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Zavendëskryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi janë takue me përfaqësuesen e Naltë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në Bruksel.

Kjo asht konfirmue nga zadhanësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, përmes rrjetit social Twitter.

Ajo ka thanë se në këtë takim ka me u diskutue për dialogun, liberalizimin e vizave dhe progresin në rrugën europiane.

Shperndaje në: