Veseli e Haradinaj nga Brukseli e jepin lajmin e madh për heqjen e vizave (video)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli mbas takimit me Përfaqësuesen e Naltë të BE’s, Federica Mogherini ka tregue se Komisioni Europian sot ka me dhanë lajmin pozitiv për vizat për qytetarët e Kosovës.

“Lajm shumë i mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, në orën 11:30 komisionari Avramapolus do të japë lajmin pozitiv rekomandimi është pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Ky është hapi i parë, hap historik”, ka thanë Veseli.

Ai ka thanë se në takimin me Mogherinin kanë dëshmue se janë unik në dialogun me Serbinë.

Veseli theksoi se nga dialogu duen që Kosova me qenë anëtare e OKB’s dhe me pasë njohje të Pamvarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ai ka shtue se Presidenti Thaçi asht tue e vazhdue takimin me homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vucic.

Shperndaje në: