Thaçi mbas takimit me Vucicin: Ai jeton ende n’andrra, ishte takimi ma i randë deri tash

Mbas përfundimit të takimit me presidentin serb, Aleksandar Vucic, në Bruksel, me përfaqësuesen e naltë të BE, Frederika Mogherini, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thanë se nuk ishte aspak takim i lehtë.

Thaçi ka thanë se dialogu asht i paalternativë dhe duhet të arrihet nji marrëveshje përfundimtare mes vendeve.

“Ne si delegacion i Kosovës sapo përmbyllëm takimin me Mogherin me të cilin diskutuam për të ardhmen e Kosovës për integrimin në BE, për dialogun dhe marrëveshjen finale me Serbinë, por edhe për përshpejtimin e liberalizimin e vizave. Kosova është gati dhe unike për dialog, që të arrin marrëveshje përfundimtare me Serbinë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka thanë ai.

Tutje, sikurse edhe presidenti serb, Vuçici, Thaçi ka thanë se ky ishte njani prej takimeve ma të vështira që kanë zhvillue.

“Ka qenë një takim i shkurtet, jo i lehtë, më i rëndi prej të gjitha takimeve që kemi zhvilluar, por synimi ynë është integrimi evropian. Serbia ende mendon se Kosova është pjesë e saj, ende mendon me mentalitetin e së kaluarës. Duhet të punojmë që të arrijmë marrëveshje përfundimtare që të jetë përfituese edhe për Kosovën dhe Serbinë”, ka thanë presidenti kosovar mbas takimit.

Në fund ai ka përsëritë se ka qene nji takim jo i lehtë, por i randë, i shkurtë, “negociatat nuk kanë alternativë”.

Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vucic mbas takimit ka thanë se asht kërkue nji marrëveshje e përbashkët për kompromis dhe të ruhet stabiliteti.

“Jemi pajtuar për dy gjana, që të vazhdohet dialogu dhe të kërkojmë marrëveshje të përbashkët kompromisi. Gjaja tjetër asht që të ruhet stabiliteti”, ka thanë ai.

Tutje, simbas tij, janë shqiptarët, tue përmendë presidentin Thaçi, se asht ai që dëshiron gjithçka për Kosovën, ndërsa pala serbe po mundohet në të mirë të përgjithshme.

Shperndaje në: