Qe kush ishte fajtori i incidentit të avionit të Pacollit ku gjendeshin edhe Veseli, Haradinaj e Limaj

Delegacioni kosovar që ishte nisë dje për në Bruksel, me avionin privat të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ku ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv.kryeministri Fatmir Limaj, ka pasë nji incident i cili ka mujt që ata t’i çoj në duer të serbëve.

Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka ba të ditun lajmin tue thanë se avioni privat i Pacollit, me të cilin ndodhej delegacioni kosovar, kishte pasë nji incident.

Simbas tij, aeroplani udhëtonte në vijën ajrore që e kishte nxjerr në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapsinë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia.

Lajmi.net merr vesh se nji rrezikim i tillë i liderëve të shtetit ka ardhë nga Tirana, respektivisht nga Kulla Ajrore e Tiranës e cila e ka dhanë urdhnin për atë ‘route’ (vijë ajrore).

Krejt kjo situatë që simbas Haxhiut për pak sa nuk përfundoi në incident diplomatik, ku tre ish liderët e UÇK, tash liderë të institucioneve të Kosovës, kanë mujt me u ndalue nga autoritetet serbe.

Kjo situatë ishte vërejtur Pacolli, edhe ishte evituar prej tij, pasi në këtë moment ai i kishte dhënë urdhër pilotit që avionin ta kthente në Tiranë.

Shperndaje në: