Rinia e PDK’s me akcion simbolik për heqjen e vizave (foto)

Rinia Demokratike e Kosovës, me nji akcion simbolik, ka kërkue që vendimi për heqjen e vizave me hy në fuqi sa ma shpejtë.

Në ditën kur Komisioni Europian jep rekomandimin rreth liberalizmit të vizave për Kosovën, qinda të ri të PDK kanë thanë se qytetarët e Kosovës e meritojnë të jenë të barabartë me të gjithë popujt e Europës.

Akcioni simbolik u zhvillue te NEWBORN, ku shkronjës E, që simbolizonte në këtë rast Europën, iu hoq zingjiri, me të cilin ishte rrethue, nga të rijtë e PDK për të kërkue lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës dhe largimin e padrejtë të izolimit që egziston ndaj tyne.

“Të rinjtë kanë nevojë të lëvizin lirshëm dhe kanë të drejtë të jenë të barabartë me të tjerët. Ne nuk e meritojmë të kemi pengesa për të studiuar jashtë, për të shkëmbyer përvoja me të rinjtë tjerë në Europë, për t’u dhënë mundësi ndërmarrësve, për t’i parë nga afër kulturat, ose thjesht për ta shikuar një ndeshje futbolli a një koncert”, deklaroi Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.

“Liria e lëvizjes nuk është politikë, por është e drejtë qytetare dhe besojmë se BE do ta ofrojë këtë shumë shpejt edhe për ne”, shtoi ma tutje ai.

Shperndaje në: