Nuk arriti me mbijetue, vdes edhe Albina 3-vjeçare mbas babës dhe motrës

Randohen pasojat e aksidentit tragjik, mëngjesin e së Hanës në autostradën gjermane në Dunningen. Mbasi ai jau mori jetën babës e bijës, shqiptarë nga Kosova, rrëmbeu edhe të tretën, vogëlushen 3-vjeçare që ishte plagosë randë.

Valon Memaj 26 vjeç nga komuna e Deçanit dhe çika e tij 5 vjeçe Luisë Memaj e humbën jetën në vend, kurse çika tjetër Albina 3 vjeçare u dërgue me shumë plagë në spital. Mbasi ajo kreu nji operacion, nuk arriti me mbijetue, trupi i njomë s’i përballoi lëndimet e shumta dhe ajo ndrroi jetë mbramë në spitalin universitar të Freiburgut.

Lajmi asht ba i ditun në rrjetet sociale:

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Deçanit!

Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMW, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Eperme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.

Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve te renda. Tre engjëj do kthehen ne arkivole ne Kosovën nënë. Ngushëllime familjes Memaj . Lutemi qe Zoti i plotfuqishëm ti dërgoj në Xhenet!Amin!

Shperndaje në: