Deklarata e Vucic mbas takimit me Thaçin

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, mbas takimit me Presidentin kosovar, Hashim Thaçi, ka thanë se asht kërkue nji marrëveshje e përbashkët për kompromis dhe të ruhet stabiliteti.

“Jemi pajtue për dy gjana, që të vazhdohet dialogu dhe të kërkojmë marrëveshje të përbashkët kompromisi. Gjaja tjetër asht që të ruhet stabiliteti”, ka thanë ai, transmeton Rrokum.TV

Tutje, simbas tij, janë shqiptarët, tue përmendë presidentin Thaçi, se asht ai që dëshiron gjithçka për Kosovën, ndërsa pala serbe po mundohet në të mirë të përgjithshme.

Shperndaje në: