Qe kur mbahet takimi i radhës Thaçi-Vucic

Bashkimi Europian me anë të nji komunikate për media ka shpalosë detajet e takimit të përfaqësueses së naltë të BE’s, Federica Mogherinit, me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Në këtë komunikatë thuhet se Thaçi e Vucic u pajtuen që mbrenda pak javëve të zhvillohet nji takim tjetër.

“Sot, Federica Mogherini, përfaqësuese e Naltë e BE’s, asht takue me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic. Gjatë këtij takimi, Mogherini bashkë me dy presidentët e kanë rishikue progresin që asht ba në diskutimet për nji marrëveshje gjithëpërfshimëse për normalizimin e marrëdhanieve mes dy shteteve. Ata u pajtuen që mbrenda pak javëve të takohen prapë për ta vazhdue punën e tyne”, thuhet në komunikatën e BE.

Shperndaje në: