Ka me ju befasue çka thotë Trump për malazezët!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thanë se malazezët janë të fuqishëm, dhe njerëz “shumë agresivë” tue tregue tutën e tij se anëtari ma i ri i NATO’s mundet me dërgue aleancën në luftë masive.

Në nji intervistë për televizionin Fox News të incizuem në Helsinki dhe të transmetueme me 17 Korrik në Shtetet e Bashkueme, Trump asht pyetë rreth Artikullit 5 të NATO’s, në të cilin thuhet se sulmi ndaj nji anëtari të aleancës, asht sulm edhe ndaj gjithë anëtarëve tjerë.

Kur asht pyetë nga intervistuesi: “Pse duhet djali im me shkue në Mal të Zi për ta mbrojtë atë vend nga sulmi?”, Trump ka thanë: “E kuptoj çka dëshironi me thanë, unë kam ba të njajtën pyetje”.

Ai ka thanë se Mali i Zi asht “shtet i vogël me njerëz shumë të fuqishëm, ata janë njerëz të fuqishëm, njerëz agresivë. Ata munden me u ba agresivë dhe përgëzime, ja ku kemi Luftën e Tretë Botnore”.

Shperndaje në: