Presidenti Thaçi: Kosova i ka plotësue kriteret, sot merr fund izolimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Facebook ka parklajmërue se sot në orën 16:30 do të mbajë nji konferencë të përbashkët për Media me Komisionerin i BE për për Migrim, Çashtje të Mbrendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Ky asht postimi i plotë i Thaçit:

Të nderuar miq,

Duke filluar nga ora 16:30, mund ta ndiqni drejtpërdrejt konferencën e përbashkët për Media me Komisionerin i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret. Tani nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. Politika jonë pro evropiane dhe puna e vështirë që është bërë për plotësimin e të gjitha kritereve, i jep sot fund izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. HTH

Shperndaje në: