Asht zbulue vendi ku mashkujt ma së shpeshti tradhtojnë të dashtunat e tyne! Befasi (kujdes, foto +18)

Nuk asht fjala për klubin e natës. Sajti IlicitEncounters.com ka ba hulumtime me 2.000 të anketuem.

Nji anketë ka konstatue që dasmat janë vendet në të cilat çikat assesi nuk duhen me i lanë të dashunit vetëm, sepse egziston shansi i madh që ata të tradhtojnë.

Festat në dasma si duket rrisin dëshirën për marrëdhanie intime dhe atëherë djelmoshat ma lehtë “shfrytëzojnë rastin”.

Hulumtimi ka tregue se, 32 përqind e mashkujve do të tradhtonin bashkëshortet, të dashtunën apo të fejuemen nëse shkojnë pa shoqnim në kuronëzim, 27 përqind në mbramje të beqarisë, 21 përqind në festimin e Kshnellave dhe 9 përqind në mbramje të maturës.

Po kjo anketë ka tregue që 37 përqind e femnave janë të binduna që gjinia mashkullore do të tradhtonte në festimet e Kshnellave, ndërkaq 35 përqind e tyne kanë vlerësue që do t’i tradhtonte në mbramje të beqarisë.

Vetëm 11 përqind e femnave ka mendue që partneri do t’i tradhtonte në naj dasmë.

Shperndaje në: