Mustafa Nano e ka emisionin me emën serb: Provokacija! Kështu arsyetohet ai

Publicisti nga Shqipnia, Mustafa Nano, ka pushtue mediat shqiptare mbas nji deklarate të konsiderueme si tendencioze dhe provokuese.

Por, Nano ka nji histori të bujshme të provokimit. Përveç që ai shquhet për polemika të ashpra edhe në studio televizive, ai edhe emnin e emisionit që udhëheqë e ka quejt të tillë.

“Provokacija” quhet emisioni që e udhëheqë Mustafa Nano në televizionin e Shqipnisë ABC News. Ky titull përveç që tregon se synon provokime, ai asht në gjuhën serbe.

Sidoqoftë, Nano asht arsyetue për emniimin e emisionit në këtë mënyrë dhe këtë gjuhë. Siç thotë ai, kjo ka ndodh rastësisht.

“Provokacija” ishte rastësi. Ndërkohë që isha me Shkullakun dhe Artur Zonjën po diskutonim dhe gjatë bisedës u përdor fjala provokacija dhe Shkullaku më tha si me shkaka: pse nuk ia vendos emrin emisionit provokacija? Ai e tha krejt me shaka dhe unë aty thashë: E gjeta”,
ishte shprehë Nano.

Shperndaje në: