Çollaku: Vendimi për vizat, fundi i epokës së izolimit të Kosovës

Rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën e ka gëzue edhe këshilltarin e Presidentit të vendit, Bekim Çollaku.

Përmes nji postimi në Twitter, Çollaku ka thanë se lajmi i sotëm përban fundin e epokës së izolimit për shtetin e Kosovës dhe hapjen e epokës së Kosovës europiane.

“Lajm që e kemi pritu shumë gjatë në Kosovë. Fundi i një epoke të izolimit dhe fillimi i një epoke të Kosovës evropiane. Për të gjithë evropianët e Kosovës të cilët e kanë pritur gjatë këtë vendim me plotë meritë: Urime”, ka shkrue Çollaku.

Shperndaje në: