Hahn vjen me nji lutje që kosovarët me udhëtue shpejt pa viza

Komisioneri për zgjanim i BE’s, Johannes Hahn, ka urue Kosovën për rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave.

Përmes nji postimi në Twitter, ai ka thanë se shpreson që Parlamenti Europian sa ma shpejtë që të jetë e mundun me vendosë për heqjen e vizave për Kosovën.

“Ekspertët konfirmuan se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian e ka vlerësuar punën e madhe dhe përkushtimin e Kosovës për reformat. Tani është në dorën e shteteve anëtare të Parlamentit Evropian për të vendosur për lëvizjen e lirë për Kosovën. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejtë”, ka shkrue Hahn.

Shperndaje në: