Qe qysh raportuen mediat serbe kur Kosova mori rekomandimin pozitiv për viza

Komisioni Europian ka dhanë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në nji konferencë për media, Komisionieri Dimitris Avramopolus e dha lajmin se Kosova i ka përmbush të gjitha kriteret për lëvizje të lirë.

Ai u shpreh optimist se deri në fundin e vitit ka me pasë lajme pozitive tjera për Kosovën.

Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave ka ba bujë edhe në mediat e Serbisë, përcjell lajmi.net

Tanjug, B92, Beta, Telegrafi dhe Blici serb kanë raportue për lajmin e mirë që sot e ka marrë Kosova.

“Kosova merr dritën jeshile për vizat”, “Kosova me rekomandim pozitiv për vizat”, ishin disa nga titujt e mediave serbe.

E pikërisht sot në Bruksel vazhdoi dialogu ndërmjet Presidentit Thaçi dhe Vucic.

Shperndaje në: