Kur delegacioni kosovar thirret me ‘nofka’ befasohet edhe Mogherini (video)

Në prag të takimit me Federica Mogherinin, delegacioni kosovar që udhëtoi në Bruksel të Martën realizoi nji fotografi me përfaqësuesen e Naltë të Bashkimit Europian.

Para se të zinin vendet për fotografinë e përbashkët, disa nga anëtarët e delegacionit kosovar ngurruen me dalë në pjesën ku po qëndronte Mogherini.

E në këtë situatë filloi nji komunikim i pazakontë mes tyne, nji komunikim jo zyrtar me nofka.

Kryeparlamentari Kadri Veseli e ftonte Behgjet Pacollin me ju bashkue atij dhe Mogherinit në podium, teksa i drejtohej atij si “bac”.

“Hajde bac! Hajde bac hajde”, i thoshte Kadri Veseli, Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit në prani të Mogherinit, përcjell Insajderi.

Ndërkaq, Presidenti Thaçi i drejtohej delegacionit kosovar ku ban pjesë edhe ai vet, si: “Kosovo Family” dhe i ftonte ata për me realizue nji fotografi tue thanë: “Hajde Family”.

Në anën tjetër, Kryeministri Ramush Haradinaj ishte fiksue mbas nji simboli të flamurit kosovar që e mbante në uniformën e tij.

Këtë simbol, ai ja tregoi fillimisht Mogherinit.

“Më lë që ta fokusoj flamurin e Kosovës”, i tha Haradinaj, Mogherinit.

Derisa mbas realizimit të fotografisë, Haradinaj tha se herën tjetër ka me marrë nji flamur të vogël të Kosovës për me mbajt në duer.

Shperndaje në: