Thaçi: Ditë e madhe për Kosovën, besojmë se vizat hiqen gjatë këtij viti

Delegacioni i Kosovës që ka qenë në Bruksel ka arrit në Prishtinë, ku kanë mbajt edhe nji konferencë për media.

I lumtun me rekomandimin pozitiv për vizat asht shpreh Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi ka deklarue se sot asht ditë e madhe për Kosovën, tue theksue se Kosova ka me punue për anëtarësim në BE dhe NATO.

“Ajo që dua të theksoj në fillim është se sot është ditë e madhe për Kosovën.  Është vendim i vonuar por kjo është rezultat i përpjekjeve që kanë bërë institucionet e vendit. Parlamenti, qeveria. Të gjithë kemi punuar për drejtimin e vendit në BE,do të punojmë që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së”, ka thanë Presidenti.

Ai asht shpreh optimist se deri në fundin e vitit, kosovarët kanë me mujt me lëvizë lirshëm.

“Duhet të ndihet mirë cdo qytetar i Kosovës, aktivist politik, deputetë që ka investuar për këtë të arritur historike. Dëshiroj të theksoj që ne kemi besim se gjithë ky proces do të përmbyllet gjatë këtij viti. Natyrisht që mbetet për të punuar më shpejt në Parlamentin Evropian”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për dialogun, ku theksoi se Kosova asht e angazhueme për arritjen e nji marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Thaçi edhe nji herë bani thirrje që Kosova me shkue e bashkueme në dialog.

Shperndaje në: