Limaj e Haradinaj duen qe uniteti politik me vazhdue në Kosovë

Në konferencën për media mbas vizitës në Bruksel, kanë fol edhe Kryeministri Haradinaj dhe Zv/kryeministri Fatmir Limaj.

Haradinaj ka theksue se Kosova duhet me vazhdue me qenë serioze dhe me i përfundue detyrat.

“Sot kemi korrë suksesin e merituar të punës së mundimshme. Dhe jemi të vetëdijshëm që vetëm kështu duke qenë serioz në detrat tona të gjitha punët do ti kryjmë”, ka thanë Haradinaj.

Vazhdim të unitetit politik në Kosovë ka kërkue edhe Zv/kryeministri Fatmir Limaj.

Limaj ka thanë se kosovarëve ma në fund po ju hiqet izolimi.

“Lajm i jashtëzakonshëm për Evropën, se shumë shpejt po u hiqet izolimi kosovarëve. Është lajm i mirë për të rinjtë e Kosovës, për të gjithë ne. Duhet t’i gëzohemi këtij lajmi dhe shfrytzoj rastin tu shprehi mirënjohje të gjithë atyre që kanë bërë të vie deri te kjo ditë. Përkushtimi ynë për intresin e vendit do të vazhdojë, do ta shfrytëzojmë këtë momentum që të jemi më të bashkuar”, ka thanë Limaj.

Liderët shtetnor janë shpreh optimist se liberalizimi i vizave ka me u ba mbrenda vitit.

Shperndaje në: