Propaganda e re e mediave serbe për Kosovën, tash e ka cak Egjiptin

Edhe sot mediat në Serbi e kanë zgjedh nji shtet tjetër i cili simbas tyne ka me ç’njoftë Kosovën.

Novosti thotë se nji delegacion parlamentar i Egjiptit ka me vizitue sot Beogradin dhe temë kryesore ka me qenë nji marrëveshje për tërheqjen e vendimit për me njoft Kosovën.

Tue ju referue burimeve diplomatike, gazeta thotë se në Egjipt ka nji vullnet për me ndryshue vendimin e marrë pesë vjet ma parë mirëpo ishte tue u prit momenti i duhun.

Tutje theksohet se Egjipti ka pranue gojarisht Kosovën më 26 Qershor 2013 ndërsa në pushtet ishte Vllaznia Muslimane, pa dërgue ndonji notë diplomatike.

Pak ditë ma vonë ka pas ndryshime politike mirëpo edhe pesë vjet ma vonë asnji marrëdhanie diplomatike nuk asht krijue dhe asnji ambasadë nuk asht hap në Kajro e Prishtinë.

Gjatë javëve të fundit, mediat serbe propaganduen se vendet si Burundi, Suriname dhe Guiena Bissau kanë vendos me ndryshue vendimin për njohjen ndaj Kosovës.

Këto raportime u demantuen nga Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Shperndaje në: