Çka tha Presidentja kroate para Parlamentit të Shqipnisë

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic, ishte e pranishme paraditen e së Ejtes në Kuvendin e Shqipnisë, nga ku deklaroi se Shqipnia ka qenë mik i Kroacisë kur miqtë ishin të paktë.

“Shumë shqiptarë sakrifikuen jetën e tyne për Kroacinë dhe na nuk harrojmë”, tha Kitarovic.

“Hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte nji ngjarje e madhe për marrëdhaniet mes dy vendeve. Tash, Kroacia dhe Shqipnia marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan. Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Shqipnisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bamë nga Shqipnia”, shtoi Presidentja e Kroacisë.

Shperndaje në: