E mbani bostanin në frigorifer? S’mundeni me paramendue se çfarë gabimi po bani!

E adhuroni bostanin e ftofun? Nëse e vendosni në frigorifer bani gabim shumë të madh. Ministria e bujqësisë në Amerikë e ka dëshmue këtë.

Shkencëtarët kanë thanë, bostanin duhemi me mbajtë në temperaturë të ambientit, kështu që bostani ka me i ruejt krejt vetitë ushqyese që i ka. Kur ai asht i ftofun humb shumë vitamina dhe materie ushqyese.

Nji fakt tjetër që e bajnë të ditun shkencëtarët asht se bostani vazhdon të fitoj vitamina dhe materie ushqyese edhe mbasi që kputët nga toka, por vetëm nëse asht në temperaturë të ambientit. Kur na e fusim në frigorifer, ky proces i tij ndalet.

Në hulumtimet që kanë ba shkencëtarët, për 14 ditë kanë vendosë bostanat në 21, 12 dhe 5 gradë celsius dhe kanë ardhë në përfundim se ata që i kanë mbajtë në 21 gradë kanë 40% ma shumë ‘Lycopen’ dhe nga 50 deri në 139% ‘Beta Carotene’.

Shperndaje në: