Mos e huqni, kjo asht bima e cila shëron çdo tumor mbrenda 15 ditësh

Blushwood (Hylandia dockrillii), e cila në shqip kishte mujt me u përkthy si druni i kuqërremtë, asht nji bimë me veti të jashtëzakonshme shëruese, sidomos kundër tumoreve.

Lexoni lajmin e plotë:

Në veri të Kuinslendit, në Australi, është zhvilluar një grup i bimës Hylandia dockrillii, vetitë e të cilës shkencëtarët i kanë studiuar tash e tetë vjet, me ç’rast kanë ardhur deri te rezultatet mahnitëse.

Nga 300 kafshët te të cilat në mënyrë artificiale ishin shkaktuar tumore të qafës dhe të lëkurës (melanoma), te 75% prej tyre është arritur një shërim i plotë pas trajtimit me ekstrakt të kokrrave të kësaj bime.

Sipas të dhënave të shkencëtarëve, te asnjëra nga këto kafshë tumori nuk është rikthyer pas mjekimit.

Është parë se përbërësi që gjendet në kokrrat e kësaj bime, vret qelizat e tumorit, e rregullon qarkullimin e gjakut dhe e nxitë sistemin imunitar që ta zbërthejë pjesën e mbetur të tumorit.

Kërkuesit shkencorë thonë se ky ilaç nuk ka kurrfarë efektesh anësore. Në fakt, efektet e para pas fillimit të përdorimit, janë evidente menjëherë, pas 5 minutave, derisa tumori zhduket në tërësi për jo më shumë se rreth 15 ditë, thjesht duke rënë nga lëkura.

Por, është tepër vështirë që kjo bimë të kultivohet jashtë Kuinslendit verior. Por, mos u shqetësoni, meqë bimët që kanë një efekt të ngjashëm në tumore gjenden gjithandej rreth nesh.

***

Vaji i kanabisit – përdorimi një muaj Përmendet rasti i një pacienti, të cilit i ishte shkatërruar organizmi nga kimioterapia.

Pasi që kishte filluar përdorimin e vajit të kanabisit, gjërat kishin ndryshuar me të shpejtë.

Ky njeri thjesht e kishte pështyrë tumorin nga goja dhe ishte shëruar përgjithmonë. Vaji i kanabisit indian me të vërtetë bën mrekulli, gjë që mund ta konfirmojnë me miliona njerëz nga e mbarë bota, të cilëve ai iu ka ndihmuar.

Graviola – tepër efikase. Shumë studime të janë bërë në mënyrë të fshehtë që nga vitet 1970, kanë treguar se kjo bimë me sukses i mbytë qelizat e kancerit në organizmin tonë edhe atë 10 000 herë më me sukses sesa kimioterapia e rëndomtë dhe ilaçi Adriamycin (i cili më së shpeshti përdoret në kimioterapi).

Pas trajtimit me bimën graviola vjen deri te kthimi i fuqisë dhe imunitetit, për dallim nga kimioterapia e cila e dëmton shumë organizmin.

Karota – trajtimi tetë muaj Ann Cameron ia ka dalë që ta shërojë kancerin në fazën e katërt, vetëm me anë të trajtimit me lëng të karotës, pa kimioterapi, rrezatim, apo ndryshim të menysë.

Pas operimit të kancerit të zorrës së trashë, të shkallës së tretë, asaj i ishte përkeqësuar gjendja dhe, më pas, kanceri i ishte përhapur në mushkëri, me çka kishte hyrë në fazën e katërt, më të rrezikshme, të sëmundjes.

Mjekët i kishin preferuar të bënte kimioterapi, por ajo kishte refuzuar.

Në internet ajo kishte parë një rast me kancer, i cili ishte shëruar vetëm duke konsumuar lëngun e rreth 2 kg të karotave në ditë.

Ajo e kishte filluar këtë trajtim, duke mos konsumuar disa herë këtë lëng edhe për 3-4 ditë, si dhe duke mos bërë asnjë ndryshim në ushqimet që i kishte konsumuar.

Pas tetë muajsh kanceri i saj ishte zhdukur në tërësi. Këtë rast e kishin përmendur shumë medie në botë.

Shperndaje në: