S’ndalen termetet në Shqipni, në këto vende kishte lëkundje gjatë natës

Serish lekindje termeti të cilta nuk po ndalen, herë në Shqipninë e mesme, herë në lindje e herë në jug.

Nuk ka qetësi për tokën, e bashkë me të, nuk merr fund edhe ankthi nga tuta e tërmetit.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dy goditje të tjera tërmeti janë shënue në vend.

IGJEUM ka regjistrue lëkundje në Peqin dhe Gjirokastër, ndërkohë që nji ditë ma parë epiqendra ishte sërish në Gjirin e Lalzit.

Për fat tërmetet nuk kanë qenë të fortë, ai në Peqin me magnitudë 2.4 dhe ai në Gjirokastër me magnitudë 2.2.

Shperndaje në: