Ngacmimet seksuale në Prizren me përmasa shqetësuese, paralajmërohet protestë!

Organizata Femaktiv ka paralajmërue protestë në Prizren kundër ngacmimeve seksuale.

Protesta do të mbahet nesër, në orën 13:00, si reagim ndaj rasteve gjithnji e në rritje te ngacimeve seksuale në këtë qytet, transmeton Rrokum.TV

”Rasti i fundit i tentimit të përdhunimit të një gruaje në rrugën e Marashit në Prizren, është tejet shqetësuese, veçanërisht marrë parasysh heshtjen institucionale ndaj këtij rasti. Rasti i tentimit të përdhunimit të një gruaje në Prizren si dhe ngacmimet e shumta seksuale, janë gjithnjë e më shumë duke i larguar gratë nga hapësirat publike. Kështu duke i frikësuar dhe izoluar ato.

Në komunën e Prizrenit, gratë dhe vajzat e reja nuk ndihen të sigurta që të vetme, apo edhe në shoqëri të grave të tjera të marrin rrugën malore apo turistike për të shkuar në Kala. E njëjta frikë është edhe për shumë lagje të tjera. Andaj, edhe ndër kërkesat tona kryesore janë integrimi i ndriçimit të shtuar publik me kamera monitoruese si dhe prania e “policisë sociale” në mënyrë që këto hapësira të jenë në mbikëqyrjen e policisë. Kështu me shtimin e sigurisë në këto hapësira publike do të krijohet një mundësi për parandalimin e dhunës dhe ngacmimeve seksuale dhe krijimin e një ambienti të sigurt për gratë.

Ne, si grup i vajzave dhe grave të komunës së Prizrenit së bashku me qytetarët kemi vendosur të protestojmë. Këtë të diele në ora 13:00 në rrugën e Marashit do të protestojmë në mënyre simbolike, me kërkesën që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për t’i parandaluar këto dukuri. Ndërsa, ne jemi të vendosur që të vazhdojmë të protestojmë deri sa kërkesat tona të realizohen dhe të ketë siguri për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Shperndaje në: