Autobusi i parë pa shofer e ban “sefte” në New York!

Autobusi i parë pa shofer asht prezentue në New York, ma saktësisht në Times Square. Realisht autobusi elektrik e bani xhiron e parë përgjatë 150 metrave të Broadwayit, afër rrugës 48. Autobusi asht i pajisun me sensorë të teknologjisë së naltë, por natyrisht nuk ka shofer.

“Jemi tue demonstrue kerret pa shofer në mjetet me shpejtësi të madhe”, ka thanë Rick Baker, këshilltar i naltë i zhvillimit urban në qytetin amerikan. Por, ky autobus me shpejtësi jo aq të madhe asht i dizajnuem për aeroporte, kampuse të shkollave, parqe ose qendra periferike të qytetit.

“Sidoqoftë, ky autobus asht krejtësisht i padamshëm për kambësorët. Na kemi punue shumë në përshtatjen e shpejtësisë së tij. Ka shumë njerëz dhe kemi nevojë për lehtësi në trafik. Mendojmë se kerret me shpejtësi mesatare do të përshtaten shpejt në këtë trafik”, shtoi Baker.

Shperndaje në: