Në Prizren profesori i mbyllë 50 njisha!

Në Prizren ka profesor që i ka mbyllë 50 njisha në fund të vitit shkollor.

Drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, tha se ky vlerësim për nxanësit asht i pafalshëm.

“Një profesor që i ka vendosur 50 nota të dobëta duhet ta pyes vetën se çka është duke punuar”, tha Susuri.

Simbas tij, Drejtoria e Arsimit ka pranue 400 ankesa lidhun me vlerësimin e nxanësve.

Treqind prej tyne janë veç të SHMM “Luciano Motroni”.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka marrë vendim që t’ia mundësojë rivlerësimin nxanësve që kanë mbyllë vitin shkollor me njisha në Shkollën e Mesme të Mjekësisë.

“Shkolla për të gjithë nxënësit që kanë parashtruar ankesë =kundërshtim ndaj vlerësimit të mësimdhënësit duhet të zhvillojë procedurën e vlerësimit nga komisioni vlerësues i shkollës”, thuhet në vendimin e DKA-së në Prizren, shkrue n “PrizrenPress”.

Shperndaje në: