Qe kush asht dhurata e parë amerikane për Milan

Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, mundet me qenë dhurata e parë e Fondit Elliot për AC Milan këtë verë.

Morata iu bashkue Chelsea’t nga gjigantët e La Ligas, Real Madrid, verën e kalueme, për nji shumë prej rreth 60 milion paund, por ai nuk ka arritë me tregue veten në ekipin e parë, pamvarësisht se ka realizue 11 golla në Premier League për Blues, transmeton Rrokum.TV

Tuttosport raporton se Fondi Elliot ka me kërkue me nënshkrue me Morata’n këtë verë dhe spanjolli mundet me qenë dhurata e parë e pronarit amerikan për Rossonerët.

Pjesëmarrja e Milanit në Europa League u rivendos dje mbas nji vendimi të CAS dhe, përderisa Sky Italia raportoi se Milan ka ra dakord me kushtet personale me Karim Benzema, Morata gjithashtu mundet me u bashkue rossonerët./Rrokum.TV

Shperndaje në: