Gjenerali amerikan jep paralajmërim të tutshëm: Kina ma e fortë se ushtria jonë! (video)

Nji gjeneral i marinës amerikane ka dhanë nji paralajmërim të tutshhëm sa i përket forcës së ushtrisë amerikane.

Major-gjenerali, John Jansen, ka thanë se ushtria kineze asht ma e fortë, ma mirë e organizueme dhe amerikanët nuk kanë me mujt t’i mposhtnin në nji luftë eventuale mes fuqive botnore, shkruejnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Të Martën, gjenerali i graduem me tre yje të marinës ka thanë që Kina ka arritë me ndërtue ma mirë sistemin që në fakt asht i njoftun në Amerikë – kapitalizmin, ndërkohë që mban nën grusht të hekurt kontrollin mbi popullin e saj.

Në anën tjetër, simbas tij, n’Amerikë po ndodh nji çamje në mes të industrisë prodhuese dhe forcave mbrojtëse, me theks të veçantë mbi ushtrinë, çashtje mbi të cilën amerikanët duhen me punue ma shumë.

Prandaj, gjenerali Jansen thotë që nuk asht i sigurt nëse forcat amerikane do ta kishin forcën me i mujt kinezët apo naj fuqi tjetër globale, për shkak të ndryshimeve viteve të fundit.

Shperndaje në: