N’pikë të ditës vrahet kardiologu i ish-Presidentit amerikan, George Bush

Nji kardiolog që ishte përkujdesë për ish-Presidentin amerikan, George H.W. Bush, asht vra të Premten pranë Qendrës Mjekësore në Houston të Texasit, ban të ditun CNN.

Dr. Mark Hausknecht ishte tue ecë me bicikletën e tij pak para orës 9 të mëngjesit simbas kohës lokale, kur nji person i paidentifikuem që gjithashtu ishte me bicikletë, mbasi e kaloi u kthye dhe e qëlloi me dy plumba dhe u largue.

Hetuesit amerikanë deri tash nuk kanë arritë që të identifikojnë vrasësin apo motivin për këtë krim, por kanë thanë që kishte shumë dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe kanë ofrue nji përshkrim për dukjen e kriminelit.

Shperndaje në: