Ilaçet e gabueme po na vrasin, ekspertët japin alarmin!

Organizata Botnore e Shëndetit jep alarmin se po vdesin 195 mijë njerëz në vendet e Bashkimit Europian për shkak të përdorimit të gabuem të ilaçeve.

Në vendet e BE vdesin rreth 195 mijë njerëz për shkak të marrjes së gabueme të ilaçeve, kryesisht nga mbidoza.

Ndërkohë që në mbanë planetin, 30-50 % e medikamenteve nuk merren në mënyrën e duhun siç i këshillon mjeku.

Këto janë statistikat e fundit nga Organizata Botnore e Shëndetit, simbas të cilave, ndër problemet kryesore që shfaqen në marrjen e ilaçeve nga pacientët janë: harresa, ndalimi i kurës, ngatërresa, dozimi ma i naltë apo ma i ulët në krahasim me recetat mjekësore.

Problemi kryesisht vihet re te të smutët kronikë, të cilët janë të kushtëzuem të marrin çdo ditë ilaçe, tue mos respektue me korrektësi oraret dhe dozën.

Ekspertët shprehen se ky asht nji numër i naltë vdekjesh që vijnë nga gabimet në ilaçe dhe përveç kësaj, ato kanë kosto që llogariten deri në 125 miliard euro në vit.

Ekspertët thojnë se duhet ma tepër informacion për pacientët për të evitue përkeqësimin e gjendjes së tyne, kjo kryesisht nga ekipet në strukturat shëndetësore, ku luan rol edhe mjeku i familjes.

Shperndaje në: