Prokuroria e Shqipnisë e kërkon, ai del në skenë së bashku me Ramush Haradinajn

REPORT TV ka sigurue nji foto ekskluzive të Nuel Kalajt, e cila asht ba në datë 3 Korrik 2018, pra vetëm pak javë ma parë në Prishtinë në nji aktivitet.

Në foto biznismeni Kalaj shfaqet në krah të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe nji tjetër personi.

Biznismeni nga Prizreni asht nji emën i njoftun për politikën shqiptare dhe jo vetëm. I akuzuem se ka luejt rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH mes kompanisë çeke të energjisë, CEZ dhe qeverisë “Berisha”, ai nuk u paraqit për të dëshmue asnjiherë në Komisionin Hetimor të Kuvendit, por edhe në organet e tjera mbas fletëthirrjes, ndërsa nuk dihet vendndodhja e tij.

Aktualisht dosja hetimore e CEZ ndodhet në prokurorinë e Tiranës, ndërsa hetimet po drejtohen nga Ndini Tavani dhe Erjon Imeraj. Autoritetet shqiptare ia kanë dërgue nji letërporosi palës kosovare për ta marrë në pyetje lidhun me akuzat e ngrituna në Shqipni, por deri tash nuk ka asnji përgjigje, mbasi ende nuk kanë ra në gjurmët e biznismenit.

Nuel Kalaj asht negociatori kryesor i marrëveshjes mes CEZ dhe qeverisë shqiptare. Report TV pak kohë ma parë zbardhi korrespondencën e Nuel Kalajt me drejtorin e madh të CEZ’it në Çeki, Roman Martin. Në atë dokument faktohet se negociatat kanë nisë që në 2005.

“Më vjen keq sinqerisht të shoh se pas një pune të lodhshme 4 vjeçare për CEZ-IN, dhe luftës që kam bërë që një kompani e suksesshme si CEZ-i të hynte në tregun energjetik shqiptar, probleme të tilla të shkatërrojnë frytet e një pune të vështirë, punë që unë dhe zoti Petran kemi bërë për muaj e muaj me radhë, negociata pas negociate që u finalizua me sukses me privatizimin e OSSH” shkruente Kalaj në emailin drejtue drejtorit të madh të CEZ’it, ku ankohet për punën e drejtuesit të CEZ’it në Shqipni, Jozef Hejsek.

Emaili daton me 7 Shtator 2009, kohë kur privatizimi i CEZ ishte krye.

Shperndaje në: