Aksidenti në Pejë, vdes nji grue (foto)

Nji aksident trafiku fatal ka ndodhë para pak çastesh në rrugën Pejë-Radavc.

Si pasojë e aksidentit ka vdekë nji grue dhe dy të tjerë janë lëndue.

Rastin e ka konfirmue për Indeksonline Driton Rugova, zadhanës i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Aksidenti ka ndodh në ora 17:50 në rrugën Pejë-Radavc, ku një grua ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë të cilat janë dërguar për ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thanë Rugova

Shperndaje në: