Bregdeti i Durrësit pa roje, turistët pshtojnë njani-tjetrin

Në pllazhen ma të madhe në Shqipni rojet bregdetare mungojnë.

Komuna e Durrësit kishte lanë afat datën 20 Korrik për të gjithë bizniset, por asnji prej tyne nuk e ka plotësue këtë kusht. Ata vazhdojnë aktivitetin.

Një pushuese e rregullt në pllazhen publike të Durrësit në jo pak raste ka ndërhy për të pshtue jetë njerëzish.

Në mungesë të rojeve bregdetare dhe elementeve të tjera të sigurisë, janë këta njerëz të vetmit që futen në det m’i dhanë ndihmë njani-tjetrin.

“Vit për vit edhe fëmijët e humbur mundohemi t’i gjemë vetë me altoparlantë. Edhe fëmijët që desh u mbytën nga dallgët, u desh t’i thërrisnim me altoparlant t’u thoshim të vinin më poshtë”, thotë nji pushuese që pshton jetë njerëzish vullnetarisht, raporton “ABCnews”.

Shperndaje në: