Jeremic del kundër ndamjes se Kosovës

Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremic tha se zgjidhja për Kosovën duhet me u kërkue vetëm në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 dhe se zgjidhjet e tjera, siç asht ndamja e territorit, janë krejtësisht të papërgjegjshme.

“Kush merr vesh diçka nga diplomacia, nuk do të duhej të shprehet ndryshe. Për fat të keq, disa nga njerëzit kyç në udhëheqjen tonë shtetërore nuk po sillen ashtu”, tha Jeremic, për gazetën serbe Blic.

Shperndaje në: