Mbas shumë diskutimesh, kalon ligji për konfiskimin e pasunisë

Mbas disa seancash, në të cilat mungonte kuorumi, Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme ka kalue disa projekt-ligje kështu tue përfundue shumicën e pikave të mbetuna të rendit të ditës nga seancat e kalueme.

Ndër projekt-ligjet ma të diskutueme ishte edhe votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjanueme për konfiskimin e pasunisë.

Ky ligj ka kalue në leximin e parë me 71 vota “për”, nji abstenim dhe asnji kundër.

Shperndaje në: