Çka po ndodh, popullariteti i Macron po bjen!

Popullariteti i Presidentit francez, Emmanuel Macron, për shkak të çashtjes ‘Benalla’ ka arrit nivelin ma të ulët që prej muejit Shtator 2017, pa përfitue asgja nga efekti i Kupës së Botës në Futboll.

Simbas sondazhit të publikuem nga “Ipsos”, të realizuem për “Le Point”, dy ditë mbas zbulimit të kësaj çashtje nga e përditshmja “Le Monde”, Emmanuel Macron ka humb katër pikë tue arrit në 32%, nivel që nuk ishte arrit që prej Shtatorit 2017, mbas nji periudhe të shënueme nga nji reformë delikate për të drejtën e punës, transmeton ATSH.

Ai arriti në të njAjtën kohë 60% të mendimeve në disfavor të tij (+1 pikë), njI rekord i uljes së popullaritetit, simbas komunikatës nga instituti i sondazhit, 10 ditë mbas fitores të ekipit të Francës në Botnorin 2018, që mendohej se do t’ishte në favor të tij.

Shperndaje në: