Parku i 1 miliard dollarëve, ku nata nuk bjen kurrë (foto)

Emiratet e Bashkueme Arabe kanë hap për herë të parë dyert e parkut ma të ri të ndërtuem në Abu Dhabi dhe të quejtun Warnes Bross World.

Atraksioni ma i ri asht nji nga parqet ma të mëdha në botë, i ndërtuem në nji hapsinë të mbyllun dhe përbahet nga gjashtë zona për me u eksplorue.

Emnat e këtyne zonave janë frymëzue nga karakteret klasike të “Looney Toons”, si DC’s Gotham CIty, Fantazma e batmanit, Cartoon Junction, etj.

Parku nxan nji hapsinë prej 503 kilometrash katrorë dhe ofron nji guidë të jashtëzakonshme, ndërsa në ditët e para të përurimit, ka tërheq nji numër rekord vizitorësh.

Çdo gja në këtë park asht mbrenda, ndaj temperaturat e shkretinës arabe nuk munden me ndikue te vizitorët.

Hapsina mbrenda parkut asht projektue si të ishte gjithmonë mesditë, tue ba që vizitorët e shumtë me humbë sensin e kohës.

Shperndaje në: