Ambasadorja amerikane sulmon ashpër vendet arabe: Pse nuk i ndihmoni palestinezët kur keni miliardat?

Nikki Haley

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, e njoftun për fjalimet e saj të ashpra, ju asht vërsulë vendeve arabe se nuk bajnë asgja me i ndihmue palestinezët, apo për paqen në rajon.

Haley tha se Egjipti, Kuvajti, Emiratet e Bashkueme Arabe, Algjeria, Tunizia, Pakistani, Omani, Irani apo dhe Turqia, simbas saj nuk kanë dhanë kontribute financiare për agjencinë e OKB që ndihmon refugjatët palestinezë (UNRWA).

Siç shiheet, në listën e saj akuzuese mungon Arabia Saudite, e cila në fakt dhuroi nji këst prej 200 milionë dollarësh para do muejve për Palestinën, por dhe me gjasë për shkak se Riadi mbështet aministratën Trump në qasjen ndaj konfliktit.

Dhe, ishte ambasadori saudit në Kombet e Bashkueme, Abdallah Al-Mouallimi, që tha se, vendi i tij, për dy dekadat e fundit ka dhanë gjashtë miliardë dollarë ndihma palestinezët.

Shperndaje në: