Kryeministri me ultimatum prej tre muej për Prokurorinë dhe Gjykatat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit të nandë të Nivelit të naltë të Sundimit të Ligjit, ju ka dhanë ultimatum prej tre muejve, Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatave, për të prezentue rezultate konkrete në përfundimin e landëve të grumbullueme dhe ato të shejstrueme, si ato të korrupcionit të nivelit të naltë, të cilat kërkohen të luftohen si kriter për liberalizimin e vizave.

“Përfaqësuesit e Gjykatave dhe Prokurorisë në vend, duhet ta kenë një plan konkret menaxherial se si t’i qasen zgjidhjes së lëndëve të grumbulluara dhe të shënjestruara dhe i inkurajojmë institucionet tona që të angazhohen intensivisht në kryerjen e detyrave, veçmas për lëndët e grumbulluara dhe në një afat prej 3 muajsh të kemi rezultate konkrete të përmirësimit të trendit, sa i përket zgjidhjes së rasteve të grumbulluara”, citohet të ketë thanë kryeministri gjatë takimit, simbas njoftimit të Zyrës për Informim të Qeverisë.

Në takimin e sotëm, po shtu thuhet të jenë prezentue të arritunat e muejve të fundit nga institucionet përkatëse, dhe në veçanti u diskutue për rastet e shejstrueme, që kanë të bajnë me luftën kundër krimit të organizuem dhe korrupcionit.

“Zgjidhja e këtyre rasteve, jo vetëm që shënon rezultat pozitiv në rrugën tonë drejt integrimit euro-atlantik, por është e arritur e madhe edhe për fuqizimin e shtetit, për fuqizimin e familjes dhe institucioneve. Nuk mund të mbesim peng i kohës. Duhet të instalojmë një dinamikë të re pune, disiplinë”, tha kryeministri Haradinaj./Rrokum.TV

Shperndaje në: