Ky deputet i Vetëvendosjes çohet në kambë gjatë intonimit të himnit të Kosovës, por i bjen pishman

Fillimit të seancës komemorative për nder të veprimtarit të shquem, Adem Demaçin, i parapriu intonimi i himneve.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njoftoi se mbas fillimit të seancës komemorative do të intonohen të dy himnet; i shtetit të Kosovës dhe ai kombëtar.

Gjatë intonimit të himnit të shtetit të Kosovës deputetët e Vetëvendosjes nuk u ngritën në kambë, me perjashtim të njanit.

Asht fjala për Sami Kurteshin. Megjithatë, sa ka pa që kolegët e tij nga partia nuk u ngritën, ai i ra pishman për këtë dhe u ul derisa filloi të komentonte diçka me kolegët e tij.

Shperndaje në: